Tensionet në veri! Protestuesit serbë shpalosin një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan

Tensionet në veri! Protestuesit serbë shpalosin një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan

Të shumtë në numër, protestuesit serbë kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan.

Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.

Shiko SHQIP IPTV

Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës./ Top Channel

Aktualitet