Saturday, July 27

Shokon Arbër Hajdari: Pas Big Brother nuk kemi folur me Zhaklinën, sepse…

Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari, ishte ditën e djeshme i ftuar në E Diell ku në një intervistë u pyet për periudhën e tij në spektaklin më të ndjekur në Shqipëri si dhe për marrëdhënien me opinionisten tjetër, Zhaklin Lekatari.

Argjira: Ne kemi parë një kimi shumë të mirë mes teje dhe Zhaklinës gjatë gjithë këtij Big Brother-i. Kohët e fundit Zhaklina është bërë pjesë e portaleve me shumë thashetheme, fjalë. Ke komunikuar me të?

Hajdari: Pas përfundimit të Big-ut nuk kam pasur mundësi për shkak të një vizite jashtë vendit. Me Zhakun gjatë gjithë programit kam shkuar mirë. E kam pritur mirë. Unë isha pritësi. Kemi diskutuar çështje të ndryshme për sa i përket shoqërisë shqiptare, gjërave të mira, edhe jashtë Big Brother-it. Shkoj mirë në përgjithësi me njerëzit. Nuk kam pasur konflikte. Për disa gjëra e kam mbështetur Zhaklinën, për disa gjëra nuk kam qenë dakord dhe e kam kundërshtuar. Mendoj që e kemi mirëkuptuar njëri-tjetrin.