Friday, July 19

“Nëse do lyeja flokët si Luizi dhe thonjtë si Kristi, gruaja do të…”, Maestro habit me deklaratën

Këngëtari i njohur, Armaldo Kllogjeri, ishte dje i ftuar në “E Diell Folk”, ku përveçse ka ndezur skenën me disa këngë popullore, u është përgjigjur edhe disa pyetjeve pikante.

Madje në një moment ai është pyetur “se çfarë do t’i thoshte gruaja nëse do lyente flokët si Luizi apo thonjtë si Kristi? A do të fuste në shtëpi apo jo”.

“Do të mërzitej shumë, në shtëpi padyshim që do të më fuste. Do të thoshte ‘ky është vendimi jot’. Për të dyja, si për flokët ashtu edhe për thonjtë”.

Maestro shton se siç bëri zgjedhjen për të hyrë në “Big Brother VIP 2”, bashkëshortja do t’i thoshte ‘për mua nuk dukesh bukur, por kjo është zgjedhja jote”.

Kujtojmë se gjatë emisionit Krist Aliaj e ka surprizuar Armaldon. Teksa ky i fundit po fliste për të, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka hyrë në studio dhe e ka takuar.

Edhe pse më herët gjatë intervistës, Maestro tha se do e takonte Kristin vetëm nëse ai do e ftonte në dasmë, ai nuk ngurroi që t’i jepte dorën. Madje në fund, Armaldo i dha edhe një përqafim.