Sunday, April 14

“Nëse ai do martohej dhe do të…”/ Armaldo e shan gjatë intervistës, Kristi vjen LIVE në emisionin dhe…

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuari i parë i rubrikës më të re në “E Dill” në Top Channel, “E Diell Folk”. Gjatë intervistës, këngëtari i njohur u ngacmua pak edhe në lidhje m eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”.

Në një moment, Maestro foli për Krist Aliajn, për të cilin tha se në ‘fillimet e tij ka qenë djalë shumë i mirë, por që ndryshoi pasi doli në nominim me të”.

Këtu ndërhyn një zë, që është pikërisht Kristi, por që Armaldo nuk e kuptoi. Ai i tha se është ‘një fans nga Belgjika’ dhe më pas e pyeti ‘pse ka inat Kristin’.

Teksa Maestro u shpreh se është zhgënjyer nga ish-banori për ofendimet që ka bërë, Kristi ndërhyn sërish dhe thotë ‘Armaldo pse ia ke falur Luizit dhe jo Kristit?’.

“Tani unë nuk dua të flas për Big Brother këtu, as për Kristin nuk doja të flisja. Ndërsa Luizi krijoi lojën e tij në atë lloj strategjie, në atë lloj mënyre nga fillimi deri në fund dhe nuk është se erdhi papritur në pikën që ai luante rëndë dhe ofendonte apo bullizonte. U mësuam me atë lojë deri në fund. Por kur ti ke përballë një banor që je mësuar ndryshe dhe në fund fare zhgënjesh dhe del ndryshe, atëherë ty menjëherë të krijohet bindja që ky ka diçka, ose është si më përpara si person ose është si e dyta, ose i ka të dyja bashkë.

“Nëse ai do martohej dhe do të...”/ Armaldo e shan

Më pas Ervin Kurti i tregoi se ishte Kristi ai që po i fliste dhe i tha se çfarë donte t’i thoshte. Teksa Maestro po bëhej gati të përgjigjej, Kristi e pyet: “A mendon se do e takosh Kristin?”.

“Të them të drejtën nëse një rastësi, mbase mund të jetë ndonjë diçka që është vërtetë për tu takuar, në qoftë se ai do martohej dhe do më bënte një ftesë në dasmën e tij, padyshim që gëzimet dhe hidhërimet unë i vlerësoj”, tha Maestro, i cili më pas shtoi se Kristi duhet t’i kërkojë falje për të gjitha gjërat.

“Nëse ai do martohej dhe do të...”/ Armaldo e shan

Armaldo tha se nëse nuk i kërkonte falje nuk do ta takonte dhe se duhet të ndryshojë.

Në këto momente në studio hyn Kristi, të cilit Armaldo ia dha dorën. Ky i fundit i tha se tani e tutje marrëdhënia e tyre do jetë më e mirë dhe i uroi suksese në projektet e tij. Por jo vetëm kaq, pasi e gjithë kjo përfundoi me një përqafim mes tyre.