Thursday, May 9

Ronaldo ‘shpalli 24 orë paqe’, Nita i kthehet: Duke më bërë…

Ronaldo Sharka që pas mbarimit të “Big Brother VIP 2” nuk e ka lënë rehat Nita Latifin, duke bërë postime të shumta për të në rrjetet sociale.

Herë pas here edhe këngëtarja e njohur i është kundërpërgjigjur me postime në “Instastory”.

Por së fundmi, gazetari ka bërë 24 orë paqe me Nitën dhe shkak është bërë kënga e saj e fundit që mban titullin “2 Gota”.

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri i ka ripostuar postimet e Ronaldos dhe bashkëngjitur me to shkruan:

“Ronaldo tu m’bo reklamë…”.

Ronaldo ‘shpalli 24 orë paqe’, Nita i kthehet: Duke më

Ndërkohë në një postim që Sharka kishte hedhur foton e një skileti dhe shkruante “si më duken mua 24 orët e ardhshme që s’mund ë bëj dot story për Nitën”, këngëtarja i kthehet:

“A kaluan 24 orë?!”.

Ronaldo ‘shpalli 24 orë paqe’, Nita i kthehet: Duke më

Kuptohet se postimet për njëri-tjetrin janë në kuadër të humorit dhe nuk ka asnjë keqkuptim mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP 2”.