Thursday, April 25

“Nuk mund të ketë prokurori rrogë më të lartë se Presidenti”/ Rama ‘SHPËRTHEN’ nga foltorja: Kemi bërë një lajthitje…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme nga foltorja e Parlamentit rritjen e pagave për ministrat, deputetët, kryeministrin dhe Presidentin.

Ai e ka konsideruar lajthitje rritjen e pagave për sistemin e drejtësisë, ndërkohë që është shprehur se nuk mund të ketë prokurorë dhe gjykatës me pagë më të lartë se Presidenti dhe Ministri i Drejtësisë.

“Kemi bërë ne një lajthitje disa kohë më parë, e kemi bërë në sistemin e drejtësisë.

Nuk mund të kemi prokuror që paguhen më shumë se Presidenti thjesht nuk mund të kemi.

Mund ta kenë punën shumë herë më stresuese por thjesht nuk mund të kemi.

Nuk mund të kemi gjykatës që paguhen më shumë se Ministri i Drejtësisë. Mund ta kenë punën shumë herë më shumë stresuese por thjesht nuk mund të kemi.

Unë mendoj që nuk i hyjet këtij monopati për të marrë nëpër këmbë dhe për tu tallur me ata që na ndjekin. Shqiptarët kush i merr për budallenj dhe kollaj, mund të jetë për disa për një farë kohë. Mund të jetë ajo kohë edhe për 30 vite, përmend rastin e Shkodreës, por nuk duhen marrë.”-tha Rama nga foltorja.