Thursday, April 25

Fitorja e thellë e PS/ Rama “shuplakë” opozitës: Braktisësit kërkojini tek mënyra se si e interpretoni situatën në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deputetes, Jorida Tabaku e cila tha se pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit ishte më e ulët se në zgjedhjet e tjera.

Rama: Turp të flasësh në emër të shqiptarëve jo na kanë braktisur, por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë, kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të keni parasysh se nuk është një fenomen karakteristik i zgjedhjeve vendore. Braktisësit kërkojini tek mënyra se si e interpretoni situatën në Shqipëri dhe mënyra se si flisni për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për sa na takon ne do të vazhdojmë vetëm përpara dhe sot jam shumë i lehtësuar për hir së të vërtetës sepse kemi dashur ta kalojmë vite më parë këtë projekt.