Friday, April 26

“Nuk i them emrat…”/ Ermiona ka ftuar Luizin që t’a vizitojë, por a do

Dje në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon u bë pjesë e programit ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Ermiona Lekbello.

Gjatë një bisede në lidhje “Skype”, Ermiona sqaroi njëherë e mirë të vërtetën e raportit të saj me Luiz Ejllin.

Lekbello tha se Luizin e konsideron zemër dhe se lajmet nëpër portale janë manipulime

 

Por jo vetëm kaq, pasi ajo shtoi se Luizin e ka ftuar në Monaco, aty ku ai do të shkojë bashkë me katër njerëz të tjerë.

Moderatorja e njohur insistoi nëse do të jetë e pranishme dhe Kiara Tito, por ajo nuk dha më shumë detaje.

Pjesë nga biseda:

 

Ermiona: Kam folur me Luizin, kemi shkëmbyer mesazhe dhe numra telefoni. Luizi kur të ketë atë momentin e vet do të vijë tek Ermiona, se në Shqipëri… Unë dua që Luizi të shohë edhe Jonën këtej, jo Jonën e Shqipërisë.

 

Bieta: E paske ftuar në Monte Carlo më duket

 

Ermiona: E kam ftuar në Monte Carlo, Kanë dhe Saint Tropez

 

Bieta: Po do jeni kështu, dyshe-dyshe. Pra Luizi vjen me Kiarën dhe ti…

 

Ermiona: Do jemi 4-5 vetë. Nuk i them emrat, por Luizi është

 

Bieta: Luizi është çift apo vetëm kemi hallin

 

Ermiona: Luizi do jetë me 4 persona të tjerë, nuk them më shumë se kaq