Sunday, April 28

Jepet ALARMI, shkencëtarët dalin me paralajmërimin e frikshëm për botën

Për herë të parë, ka më shumë gjasa që ngrohja globale të kalojë kufirin prej 1.5 gradë Celsius në pesë vitet e ardhshme, njoftoi sot Organizata Botërore Meteorologjike. Mediat e huaja raportojnë se ndërsa temperaturat po rriten, toka është plotësisht e thatë në Spanjë dhe në Francën jugore. Niveli i ulët i ujit në lumenj dhe rezervuarë kërcënon prodhimin e energjisë elektrike.

Pjesërisht përgjegjëse për rritjen e mundësisë për të arritur kufirin 1.5 gradë është rikthimi i pritshëm i fenomenit të rrezikshëm ‘El Nino’, gjatë të cilit ujërat më të ngrohta në Paqësorin tropikal ngrohin atmosferën, duke çuar në një rritje të temperaturave globale. Sekretari i Përgjithshëm i WMO Peteri Talas tha se ‘El Nino’, i kombinuar me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga faktori njerëzor, do ta shtyjë temperaturën globale në nivele të paeksploruara më parë.

Raporti i vitit të kaluar i WMO thoshte se shanset për të tejkaluar kufirin ishin 50 me 50, ndërsa midis 2017 dhe 2021, shkencëtarët vlerësuan se shanset ishin vetëm 10 për qind. WMO njoftoi gjithashtu se një nga pesë vitet e ardhshme do të jetë më i nxehti i regjistruar. Rritja e temperaturës globale mund të shkaktojë pasoja katastrofike për botën e gjallë.