Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia ka reaguar pas humbjes në bashkinë e Shkodrës.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Spahia e ka cilësuar si të padrejtë garën, teksa shprehet se çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë.
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.” shkruan Bardh Spahia.