Tuesday, April 23

1 ditë nga publikimi i bashkëpunimit të Luiz Ejllit dhe Donald Veshaj, ja sa klikime ka arritur kënga në You Tube!

Pas suksesit brenda shtëpisë se “BBV”, Luizin e prisnin një sërë bashkëpunimesh, të përgatitura paraprakisht dhe të finalizuara më pas me praninë e tij. Por nuk e dinim se surpriza e tij për fansat do të vinte kaq shpejt.

Fenomeni i momentit Luiz Ejlli ka publikuar këngën e parë, pa bërë ende një javë që nga shpallja e tij fitues i “Big Brother VIP Albania 2”. Kënga është në bashkëpunim, po me ish-banorin e këtij formati Donald Veshaj dhe titullohet “2 shotsa”. Bashkëpunimi ishte prezantuar për publikun dhe të shumtë ishin ata që mezi e kanë pritur që ajo të publikohej në Youtube e vetëm 1 ditë pas publikimit të saj, kënga ka kaluar 1.3 milion klikime.

Së fundmi disa foto kanë qarkulluar në rrjete sociale, ku një Instagram me emrin e shoqes së Luizit, Jurgenës, me të cilin Luizi ka pranuar se ka pasur një njohje jashtë, e cila ka qenë personi që menaxhoi prej kohësh Instagramin e tij ka postuar disa foto nga një hotel në Gjakovë, ku ndodhej edhe Luizi. Në një postim gjithashtu ka shkruar se do sqaroj disa gjëra dhe me aq sa është kuptuar nga fotot duket sikur është në shoqërinë e Luizit. Nuk dihet nëse këto janë të vërteta, por dihet se fotot kanë qarkulluar kudo.