Tuesday, April 23

Aksidenti i makinës së ambasadës ruse, policia: VDES 36-vjeçari, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ndodhi mesnatën e djeshme në Mjull Bathore, ku një automjet i ambasadës ruse, është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri rus 36-vjeçar, ndërsa drejtuesi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti, me dy shtetasit rusë.

Policia vijon hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.