Thursday, March 28

Blerja e votës nga Partia Lirisë, Baze: Kjo parti e ka identitet, fushata po bëhet me para të “zeza”

Ditën e sotme në media u publikua një video e një rasti tentative të shit-blerjes së votës nga analisti Mero Baze, që sipas këtij të fundit i përkiste Partisë së Lirisë.

 

I ftuar në “Tema e Ditës” në ABC News, Baze tha se burimi anonim ka dërguar dy video, pavarësishts se ai ka publikuar vetëm një dhë në videon e dytë dallohet qartë që i përket njerëzve të Partisë së Lirisë.

Baze shtoi se PLe ka si identitet blerjen e votës edhe pse nga ana tjetër ka një retorikë shumë të zgjeruar të Metës, që flet kundër këtij fenomeni dhe kjo sipas analistit duket si një përpjekje për të maskuar problemin kryesor që ka partia e tij.

Ne kemi publikuar një video, por në fakt burimi anonim na ka dërguar  në faqen e tonë ka dërguar dy video. Dhe në videon e dytë është personi që komunikon me blerësin e votave dhe bëhet fjalë qartazi që bëhet fjalë për Partinë e Lirisë.

Problemi është se në çdo palë zgjedhje ka një ose disa arrestime nga veprimtarë të kësaj partie në përpjekje për të blerë vota dhe është një parti që e ka si identitet këtë çështjen e blerjes së votave dhe nga ana tjetër kemi një retorike shumë të zgjeruar të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që çdo ditë flet kundër blerjes së votave, kundër përdorimit të krimit në fushatë, për një fushatë të pastër dhe transparente, ndërkohë në çdo zgjedhje gjithë njerëzit që kapen janë të tij.

Duket si një përpjekje për të maskuar atë problem kryesor që ka partia e tij” tha Baze.

 

Pas publikimit të kësaj video, kreu i PL reagoi duke u shprehur se është një ngjarje e inskenuar nga Bledi Çuçi, e për këtë Baze tha se kjo tanimë është në dorë të policisë dhe prokurorisë.

 

“Po, por kjo tani është në dorë të policisë dhe prokurorisë dhe mund të provohet lehtësisht nëse është një skenar apo është prodhuar nga vetë natyra e ish-LSI, e cila ka si veprimtari kryesore të saj elektorale blerjen e votave” u shpreh ai.

 

Së fundmi policia njoftoi se është kërcënuar administratori në Buz të Memaliajt, e për këtë Baze tha se kandidatit i opozitës në atë zonë është i Ilir Metës dhe është nga këta tipat që shoqërohet me të fortë.

 

Analisti tha se administratori është kërcënuar për të mos marrë pjesë në votim në zonë, pasi ai ka influencë.

 

“Kandidati i opozitës në Memaliaj është i Ilir Metës. Është një nga këta tipat që shoqërohet me të fortë.

 

Ata kanë vajt, kanë kërcënuar administratorin e një zone aty, i ka kanë thënë që nuk do marrësh pjesë në votim, sepse ai ka influencë në zonë.

 

Justifikimi i tyre se nuk kanë marrë pjesë në këtë histori është qesharak se nga njëra anë ata thonë ai nuk na lejoi të bënim takim, nga ana tjetër e kërcënojnë për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

 

Një njeri që kërcënohet mos marri pjesë në zgjedhje, nuk ka fuqi të pengojë një takim, sidomos kur është një pëson i vetëm. Është çështje mentaliteti që ne mund të fitojmë me forcë dhe me lekë” tha ai.

 

Sa i përket lëvizjes së fundit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili u dërgoi qytetarëve të kryeqytetit sms për ta mbështetur, Baze tha se kjo nga pikëpamja politike është një gjë e bezdisshme, ndërsa nga ana tjetër se po ashtu është një pamundësi për të deklaruar shpenzimet.

 

“Mendoj që këto janë edhe dy problemet kryesore. Çështja e parë është ajo e aksesit dhe etikës së një kandidati, i cili i dërgon gjithë Tiranës sms në numrin e tyre personal. Duket se nuk ka bërë selektim. Kjo përveçse është një shkelje për të dhënat personale është edhe një pamundësi për ta deklaruar në shpenzimet e fushatës.

 

Nga pikëpamja politike mendoj se është një gjë e bezdisshmë, jo funksionale, një rekomandim i padobishëm për Këlliçin. Gjithsesi mbetemi të problemi që të dhënat personale dhe dhurimi i tyre për nevoja elektorale, tregon dëmin e madh që i kanë bërë publikimit të dhënave personale të shqiptareve në internet dhe vullnetit politik për t’i përdorur këto të dhëna në fushatë elektorale” theksoi Baze.

 

Për koston e fushatës, Baze tha se është e vështirë për të dalë në një përfundim, pasi janë dy fatura, ajo formale që dorëzohet në KQZ dhe ajo reale që është shumë herë më e madhe nga të dyja partitë.

 

Ai shtoi se koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk ka as faturë formale dhe qartazi fushata për bëhet me para të zeza.

 

“Kjo mendoj se kjo është alegoritmi më i vështirë për t’u llogaritur në fund se kush është kostoja e kësaj fushate, për shkak se kemi dy fatura. Faturën formale, e cila deklarohet në KQZ dhe sic e shikojmë ne fatura reale është shumë më e madhe nga të dyja anët.

 

Por problem është koalicioni “Bashkë Fitojmë”, që as formalisht nuk ka të ardhura financiare të mjaftueshme, pasi ka vetëm pjesën e Partisë së Lirsë dhe ka shpenzime më shumë se çdo parti tjetër.

 

Duket qartë se fushata po bëhet me para të zeza të padeklaruara dhe në kundërshtim me çdo standard etik të fushatave” përfundoi analisti