Wednesday, April 24

(FOTO) “Kiara dhe Luiz kanë…”/ Efi thyen heshtjen pas përfundimit të BB

Ish-banorja e Big Brother, Efi Dhedhes, e cila arriti të ishte një ndër 4 finalistet e spektaklit të madh të organizuar nga Top Channel, ka reaguar pasditen e sotme përmes një postimi në Instagram.

Efi shkruan se ndihet shumë e lumtur dhe krenare për eksperiecën e saj në BBV2. Ajo shprehet falenderuese ndaj mbështetësve, ndërsa shkruan se u përpoq t’iu qëndronte vlerave të saj edhe në momentet më të vështira brenda shtëpisë.

Ajo ka folur edhe për Kiarën dhe Luizin, ku shprehet se këta dy të fundit kanë qenë kryefjala e edicionit të dytë të Big Brother Vip 2.

 

Efi nuk ka lënë pa përmendur edhe Kristin dhe Dean, ku e falenderon për momentet që i ka qëndruar pranë.

Në fund të postimit ajo ka falenderuar producentet e BBV2, Sara Hoxha dhe Lori Hoxha, moderatoren Arbana Osmani dhe regjisorin Eduart Grishaj.