Thursday, March 28

Luizi tregon pse nëna tij nuk ishte në dasmën e të birit…

Luizi dhe Kiara kurorëzuan të shtunën në mbrëmje dashurinë e tyre me një celebrim, në finale e ‘Big Brother VIP’.

Ajo që ra në sy në këtë ceremoni, ishte prania e miqve dhe familjarëve të Kirës, por edhe mungesa e nëns së këngëtarit. Nëna e tij ishte në gjymëfinale në shtëpinë e famshme për të surprizuar të birin, takoi Kiarën një ditë më vonë, por nuk ishte në ceremoni. E po ashtu as motra e tij.

Kjo bëri që ndjekësit të pyesin se pse ata nuk ishin të pranishëm në këtë ditë kaq të veçantë. Përgjigjen duket se e ka dhënë Luizi.

 

Në festën e organizuar në përfundimit të ‘Big brother’ ai ka thënë se shkoi të dielën në Shkodër sepse kishte nënën sëmurë. Luizi deklaroi se shkoi në shtëpi, bëri dush dhe u nis menjëherë në agim. Kështu, ai ka lënë të kuptohet se kjo ishte arsyeja pse ajo nuk kishte shkuar në ceremoni.