Friday, April 19

Alibeaj në Vlorë: Berisha një kopje e komunizmit

Në Vlorë, kryetari i komanduar i PD-së po kërkon vota vetëm për këshillin Bashkiak. Alibeaj ju kërkoi demokratëve të mos votojnë koalicionin Bashkë Fitojmë që ka për kryetar Ilir Metën.

 

“Kush harron lotët e demokratëve pas 2013-ës që të parët u larguan nga vendet e punës, thjesht dhe vetëm për shkak të Ilir Metës, i cili nga 2013-2017 e mbajti dhe e mbajti zvarrë Partinë Demokratike dhe iu bë mbështetje në fakt Edi Ramës” tha Alibeaj.

 

Sali Berishën e quan një kopje të diktatorit.

 

“Boll e kishim Enver Hoxhën 50 vite, na u dashka të kemi dhe një njeri tjetër 30 vite më pas. Po nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një kopje tjetër e komunizmit” shtoi ai.

 

Aleancën Berisha-Meta e sheh një bashkim prej hallit.

 

“Por Sali Berisha nuk jep, ai di vetëm të marrë. Ai kërkon t’i marrë me vete të gjithë demokratët dhe t’i çojë nën sqetullën e hallexhiut tjetër Ilir Metaj. Për t’i çuar demokratët tek shtëpia e skllavërisë. Ajo atje është shtëpia e skllavërisë. Unë pyës, përsë? Sepse hallexhinjtë janë bërë bashkë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe Amerika” u shpreh kryetari i komanduar i PD.

 

Duke e akuzuar Berishën se pengoi PD të bashkohet duke kërkuar monopolin e opozitës, Alibeaj ju kërkoi demokratëve të bëjë zgjedhjen përfundimtare

 

“Sot demokratët duhet të zgjedhin. Do të shkojnë në lindje apo në perëndim. A duan Berishizmin apo euroatlantizmin” perfundoi Alibeaj.