Wednesday, May 8

Balla: Opozitën e kemi mundur edhe kur kanë qenë bashkë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë i ftuar në një lidhje skype në studion e “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj në ABC News, ku komentoi këtë nisje si asnjëherë më parë të fushatës nga PS.

Balla tha se qytetarët janë lodhur nga historia 32 vjeçare e harxhimit të parave për postera.Mendoj që nuk ka qytetar që nuk do e pëlqenin këtë qasje të re të kësaj fushate të PS. Qytetarët janë lodhur nga historia 32 vjeçare e harxhimit të parave për postera.

 

Mendoj që të lësh pas në fund të këtyre zgjedhjeve, një trashëgimi të bukur si mbjellja e mijëra pemëve në të gjithë bashkitë e vendit.

 

Kështu një pjesë e mirë e fondit, të mos shkojë më dëm, por për një kontribut për mjedisin. Kur të rikthehemi pas disa kohësh në njerëzit, le të jenë pemët dëshmitarët”, tha ai

Në faktin nëse kjo qetësi e PS, vjen për shkak të situatës ku ndodhet opozita, Balla tha se ata kanë fituar edhe kur opozita ka qenë bashkë.

 

“Është dhe një kontribut për më pak ndotje dhe ndër ndotjet është edhe ajo akustike.

 

Po këta i kemi mundur kur ka qenë të gjithë bashkë. Po tani ku është e përcarë opozita? Opozita tani është ndarë në dy pjesë njëra që drejtohet nga Ndoka e Meta dhe tjetra nga Alibeaj,” u shpreh ai