Thursday, April 25

PD e përçarë në fushatë, Alibeaj i vetëm në disa bashki, Berisha nën “strehën” e Metës

Kjo e premte shënon dhe nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në këto zgjedhje ajo që futet me fuqi të plotë në fushatë është Partia Socialiste, ndërkohë që Partia Demokratike është e përçarë n ë këto zgjedhje.

 

PD-ja zyrtare kandidon vetëm në disa bashki, ndërsa grupimi i Berishës është nën siglën e koalicionit Bashkë Fitojmë me Ilir Metën.

Gazetarja Enerta Shevroja, raporton për ABC News se zgjedhjet e 14 majit janë ndër më të vështirat përsa i përket PD-së, pasi zgjedhësit nuk janë të ndarë vetëm në dy grupime si mbështetësit e grupit të Alibeajt dhe Berishës, por është dhe pjesa e zhgënjyer e mbështetësve nga konfliktet në PD që mund të mos llogariten fare si votues për demokratët.

Edhe pse sot është dita ku nis zyrtarisht fushata zgjedhore Partia Demokratike zyrtare nuk ka akoma asnjë slogan apo fushatë të mirëfilltë, në ndryshim nga grupimi Berisha së bashku me Metën të cilët tashmë kanë kohë që kanë nisur fushatën me të gjithë detajet që e përbëjnë koalicionin për të qartësuar dhe mos i bërë konfuz votuesit