Wednesday, May 1

“Gjuha e huaj nuk është më kusht”, Milaqi: Ja “barrierat” që Gjermania ka hequr për emigrantët

Disa ditë më parë, qeveria gjermane miratoi projektligjin e ri për migracionin. Ndër të tjera aty parashikohet dyfishimi i kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu rregullorja do të bëhet pa afat. Sakaq, Gjermania synon të lejojë në të ardhmen mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor.

I ftuar në një emision televiziv në acnews, bashkëthemeluesi i “Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Bledar Milaqi ka treguar se tashmë gjuha e huaj nuk është më një kusht dhe janë lehtësuar shumë barrierat e mëpërparshme. Sipas tij, nuk është e nevojshme të kesh një vizë pune, por mjafton të bësh një kontratë 3-mujore.

“Gjuha e huaja nuk është më kusht, por edhe pasja e një diplome bie poshtë, ekziston në profesione të caktuara, por edhe në këtë drejtim hiqen barrierat përsa i përket një niveli të ardhurash të caktuara. Dmth me ligjin e ri, çdo lloj diplome e përfituar në vendet e treta përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor mund të aplikojnë për vende pune. Nëse më parë kemi pasur një lloj kontrolli për prioritetet për vendet e Europës dhe Ballkanit, edhe akreditimin e asaj diplome të ngjashme me profesionet në Gjermani. Ky akreditim bie poshtëm për profesionet e kualifikuara. Për shembull, nëse dikush që është jurist dhe e kishte kusht që të studionte ose bashkëpunonte si jurist në Gjermani. Atëherë mund të punoj dhe me profesione të ngjashme që përfshijnë diplomën e përfituar në Shqipëri.

 

Bie poshtë ai ligji i të pasurit një vize pune, ekziston mundësia e punësimit edhe me atë tremujorin të lidhet biseda me punëdhënësin, kontrata. Patjetër që diploma konvertohet, po nëse më përpara ka pasur barriera të tjera, si eksperienca në punë, apo dhe elemente të ndryshme në bazë të profesionit, këto elemente lehtësohen”, u shpreh Milaqi.