Monday, April 29

U vra me thikë/ Shokët dhe kolegët homazhe për Grei Bihucin! Ndezin qirinj dhe vendosin lule

Shokë dhe kolegë të 20-vjeçarit Grei Bihuci, që u vra me thikë në qendër të Fierit kanë kryer homazhe në vendin ku i riu mbeti i vrarë i riu.

Me lule në duar, të rinjtë, kanë ndezur edhe qiri në vendin ku humbi jetën i riu.

20-vjeçari sipas burimeve thuhet se u vra aksidentalisht pasi u fut për të ndarë një sherr midis dy kushërinjve Florjan e Klajdi Muka, të dy adoleshentë të cilët kishin një konflikt me Olsi Serjanin, shoki i Grei Bihucit.