Saturday, May 4

“Nuk pendohem që e vrava babin, na ka nxirë jetën”/ Dëshmia rrëqethëse e 19-vjeçares: Jam e lumtur…

Hygerta Meta ka ka rrëfyer para hetuesve se nuk pendohet për krimin, pasi prej vitesh babai “i ka nxirrë jetën”

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shënvlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u gjet i vrarë dhe i groposur në oborri ne shtëpisë.

Vajza e tij, 19-vjecarja Hygerta Meta ka ka rrëfyer para hetuesve se nuk pendohet për krimin, pasi prej vitesh babai “i ka nxirrë jetën”, asaj dhe gjithë fmailjes, sipas saj, ai ishte autoritar, çdo vendim e merrte vetë pa pyetur askënd hde madje, ajo shprehet se janë torturuar.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jeten nënës time. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja, është e martuar, jane 2 vëllezërit dhe pastaj unë.

Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfare unë doja. Mu mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit.”, mësohet të ketë thënë vajza.