Saturday, April 20

Tag: messi

Erling Haaland arrin rekordin e Leo Messit!
Sport

Erling Haaland arrin rekordin e Leo Messit!

Manchester City mund të konsiderohet një pretendent kryesor për fitimin e Uefa Champions League, ndërsa anglezët zyrtarsht janë në fazën çerekfinale të kompeticionit. Së bashku me qytetarët, u kualifikua dhe Interi, i cili edhe pse barazoi pa gola në Dragao, ndeshjen e parë në shtëpi e kishte fituar 1-0. Përballja e zhvilluar në Ethihad rezultoi një spektakël i vërtetë me një festival golash brenda, ndërsa njeriu i ndeshjes ishte Erling Haaland. Norvegjezi shënoi plotë 5 gola, duke arritur rekordin e Lionel Messit dhe Luis Adrianos, teksa vetëm këta 3 futbollistë kanë arritur një statistikë të tillë. Skuadra e Guardiolës e nisi mjaft mirë përballjen ku shënoi 3 gola në pjesën e parë, ndërkohë edhe në të dytën dominuan plotësisht duke vulosur triumfin 7-0. ...