Saturday, September 7

Kiara Tito reagon pas lajmeve për gjininë e bebes që po pret

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli do të bëhen prindër të një vajze.

Revista “Who” ka zbuluar dje, se është organizuar edhe “baby gender”, një festë shumë private, ku është zbuluar gjinia e bebes.

Sot, një ditë pas zbulimit të gjinisë së bebes, Kiara ka reaguar në rrjete sociale duke publikuar një foto të Luizit brenda shtëpisë së spektaklit “BBV”, i cili shijonte shiun duke pirë një kafe dhe i buzëqeshte kamerës.

“Mirëmëngjes”, ka shkruar Kiara shoqëruar me emojin e një filxhani kafeje.

Prej javësh përflitej lajmi se dyshja do të bëhen prindër, megjithatë asnjëri prej tyre nuk kishte konfirmuar.