Sunday, September 8

“Pusho e qetë…”/ Ish-banorja e BBV3 ndan lajmin e trishtë me fansat, humb njeriun e shtrenjtë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Vesa Smolica, ka ndarë ditën e sotme një lajm të trishtë me fansat e saj në “Instagram”.

Këngëtarja e njohur ka treguar se gjyshja e saj është ndarë nga jeta. Vesa ka publikuar në “Instastory” një foto të gjyshes, ku bashkëngjitur me të shkruan:

“Pusho e qetë gjyshe! E hareshme, e buzëqeshun, e dashtun ki me mbete gjithmonë në kujtimet e mia!”.

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Vesa nuk ngurron që me ndjekësit të ndajë momente si të bukura ashtu edhe të trishtuara.