Erjola Doçi ka vendosur mbrëmë që të thurë plane kundër Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit. Këtë ia ka treguar Julian Dedës dhe Ledjona Xheladinajt.

Gjatë një bisede me Ledjonën, Erjola u shpreh se do të bashkohet me banoren vetëm që të tallet me të dhe të tregojë se ajo për një lojë i ‘han’ fjalët e saj. Nga ana tjetër, gazetarja nuk hezitoi që të bëhet pjesë e këtij plani.

Pjesë nga biseda për planin:

Erjola: E kam pasur si ide por ma kanë vënë në pjatë të argjendtë. Do ta bëj ta paguajnë atë që më kanë bërë sot. Hajde t’iu bëjmë një lojë. Unë kthehem me Ilnisën dhe tallem keq me të fare. Kur të vijë e shtuna kur ta kuptojnë të thonë…

Ledjona: Gjatë gjithë kohës do të thonë të tradhtoj shoqja sepse mua të më thonë ti ua ke futur të gjithëve

Erjola: Të hanë fjalët e veta që për një m*t loje duan të më marrin të luaj me to. Egla ngaqë është e afërt me të ti them ndonjë fjalë që ke pasur të drejtë për këto zaret që t’ia thotë Ilnisës. Nesër te kafja do i them që unë s’jam pozicionuar dhe që unë s’jam me asnjeri, por që me ty nuk kthehem më se nuk besoj më pasi në shoqëri i ke kaluar caqet.

Ledjona: Ok

Erjola: Vetëm me asnjë njeri se po na ra skenari u degjeneruam fare

Ledjona: Jo jo