Kapet shqiptari, ishte kapoja e bandës që kishte kryer vjedhje me vlerë 150 mijë Euro

Kapet shqiptari, ishte kapoja e bandës që kishte kryer vjedhje me vlerë 150 mijë Euro

Autoritetet policore në Prato kanë vënë në pranga një shqiptar 33-vjeçar, banor në Pistoia, me akuzat se ishte kreu i një bande shqiptarësh që muajt e fundit kishte kryer disa grabitje në Toskanë, Fireznce, Piza dhe Pistoia.

Grupi kriminal shënjestronte shtëpitë e veçuara nga të tjerat, përgjithësisht të banuara nga të moshuar dhe futeshin përmes dritareve. Shënjestër e grupit kriminal ishin paratë e bizhuteritë.

Ajo që i ka identifikuar ka qenë një “Audi Q5” e vjedhur në Korrik nga një familje gjermane që po qëndronte me pushime në provincën e Sienas. Policët këqyrën lëvizjet e makinës dhe mundën që të kuptojnë se pas grabitjeve fshihej një bandë shqiptarësh. Deri më tani autoritetet kanë mundur që të verifikojnë 11 raste grabitjesh.

Pas kontrollit që u ushtrua në banesën e shoferit të makinës u gjetën edhe bashkëpunëtorët e tij. Aty, policët mundën që të konfirmojnë dyshimet e tyre. Poshtë sediljes së makinës ishte fshehur një çantë shpine me të gjitha mjetet e përdorura gjatë vjedhjeve. Mësohet se hajdutët kanë arritur të marrin sende floriri dhe sasi veshjesh të modës së fundit, vlera e të cilave arrin deri në 150 mijë euro./tvklan.al

Kronike