“4 vite pa të, çfarë s’do jepja t’i puthja duart..”, Ardit Gjebrea prek me fjalët për nënën e ndjerë!

“4 vite pa të, çfarë s’do jepja t’i puthja duart..”, Ardit Gjebrea prek me fjalët për nënën e ndjerë!

Ardit Gjebrea si sot katër vite më parë humbi njeriun e shtrenjtë të familjes, mamanë e tij.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, moderatori ka kujtuar nënën e tij të ndjerë, duke i dedikuar asaj fjalë të ndjera dhe tejet prekëse.

Ai ka dhënë edhe një këshillë për të gjithë ndjekësit e tij që të kujtojnë e shijojnë nënën aq kohë sa ato janë në jetë, pasi më pas mungesa do të jetë shumë e madhe.

“E keni parasysh kur ju rrëmben rutina e harroni çfarë është e shtrenjtë dhe vlen në jetë? Kaloni ditë pa marrë ne telefon apo pa përqafuar prindërit, pa u thënë sa i doni…
Kam 4 vite pa të dhe çfarë nuk do jepja t’i puthja duart vetëm një herë, të ndjeja erën e saj, t’i thoja që e doja aq shumë sa asgjë në botë nuk e zëvendëson dot dashurinë e saj pa kushte.
Ndaj, merrni telefonin dhe pyeteni nënën tuaj si është, tregojini dashurinë tuaj, e nëse e keni pranë, pa i thënë gjë, ndjejani aromën, se një ditë do ju mungojë… po shumë…”, ka shkruar ai.

Lifestyle