Tensionet në Kosovë/ Sanchez: Është shkelur e drejta ndërkombëtare, me Shqipërinë jemi miq por…

Tensionet në Kosovë/ Sanchez: Është shkelur e drejta ndërkombëtare, me Shqipërinë jemi miq por…

Kryeminisdtri i Spanjës është duke zhvilluar ditën e sotme një takim me homologun e tij në Shqipëri, kryeministrin Edi Rama.

Teksa kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, Sanchez ka folur dhe për qëndrimin e tij lidhur me situatën në Kosovë dhe tensionet e zhvilluar mbi çështje e reciprocitetit.

Sipas tij Spanja dhe Shqipëria vijojnë të jenë miq të mirë por mbi Kosovën mbajnë qëndrime të ndryshem.

Sanchez: Unë mendoj që miqtë e mirë siç është Shqipëria dhe Spanja, mund të kenë edhe mosmarrëveshjet e veta. Një deklaratë e njëanshme për pavarësi, është opinion i qeverisë spanjolle. Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. Është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por kjo nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për tu bashkuar në Unionin evropian.

Uncategorized