“Ai e di sa fëmijë kanë vrarë e përdhunuar rusët”, Zelensky: Gjëja më e frikshme për Putin është se ai është i vetëdijshëm për krimet

“Ai e di sa fëmijë kanë vrarë e përdhunuar rusët”, Zelensky: Gjëja më e frikshme për Putin është se ai është i vetëdijshëm për krimet

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se gjëja më e frikshme për mVladimir Putin është se ai është (në rregull nga mendtë), i vetëdijshëm për ato çfarë bën.

Mbrëmjen e djeshme teksa ka qenë i ftuar së bashku me bashkëshorten në TalkTV të Piers Morgan. Zelensky tha se: “Ai (Putin) e kupton se çfarë po bën dhe sa njerëz vret.”

Sipas presidentit, Putini e di se sa njerëz u përdhunuan dhe sa fëmijë u vranë në luftën e tij kundër Ukrainës, por vendi i tij gjithsesi është zotuar të mos dorëzohet para Rusisë ose “të shkëmbejë ose tregtojë territorin e shtetit të pavarur”.

“Ne do të fitojmë. Ne i treguam të gjithë botës se ai mund të na vrasë, por të pushtojë njerëzit tanë është e pamundur”, thotë Zelensky.

Ai gjithashtu zbulon se është “shqetësuar shumë” për largimin e mikut të tij Boris Johnson dhe ka dyshime se mbështetja britanike për përpjekjet e luftës do të zvogëlohet. Por ai thotë se shpreson të bashkëpunojë “shumë ngushtë” me kryeministrin e ardhshëm Rishi Sunak ose Liz Truss.

Piers udhëtoi për në Kiev për intervistën e tij me Zelensky dhe gruan Olena.

Kurioz për egërsinë e Putin që ka shkaktuar zërat globalë që thonë se despoti rus është i sëmurë rëndë, ai pyeti Zelenskyn por Presidenti ukrainas iu përgjigj: “Gjëja më e frikshme për këtë është se ai në fakt është vetëdijshëm dhe e kupton se çfarë po bën”.

“Ai e di se sa njerëz vret. Ai e di se sa njerëz janë përdhunuar, nga kush dhe numrin e fëmijëve të vrarë apo të dëbuar. Prandaj, unë kuptoj vetëm një gjë, bota lejoi që kjo të zhvillohej, lejoi të dilte një person i tillë, me atë ideologji dhe qëndrim ndaj njerëzve. Ky rezultat, ky gabim, është përgjegjësi e gjithë botës”, tha ai.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Olena shton: “Nuk është e mundur të kuptohet se si një ide e shtrembër mund ta hedhë njerëzimin në epokat e mesjetës. Fjalët normale nuk ekzistojnë për ta përshkruar këtë”.

Më tej ajo thotë se pushtimi i Ukrainës e ka afruar më shumë me bashkëshortin Zelensky, duke shtuar: “Martesa forcohet me sfida”. “Ne jemi bërë më të interesuar për njëri-tjetrin.”

Bota