Kur Dritan Prifti i kujtonte Metës dosjen e spiunazhit të cilën mediat e censuronin: Si raportonte shokët në sigurim

Kur Dritan Prifti i kujtonte Metës dosjen e spiunazhit të cilën mediat e censuronin: Si raportonte shokët në sigurim

Ditën e sotme Autoriteti i Dosjeve ka publikuar disa detaje nga dosja vuluminoze e Ilir Metës si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Këto detaje nuk janë aq të panjohura për shqiptarët ku mund të kujtojmë dëshminë e të ndjerit Dritan Prifti i cili u cencurua nga mediat në shërbim të Metës.

Akuzat: “Një spiun komunist që në universitet spiunonte shokët… U rekrutua nga pedagogu i tij N.K. Sali Berisha e ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë për interesat e tija… Do të njoftoj veprimtaritë e fshehta të Ilir Metës, brenda dhe jashte vendit. Do ti tregoj partnerët e tij me miniera ari, që nga Afrika deri tek pronat nëpër Europe…”.

Me anë të një deklarate për mediat, asaj kohe Dritan Prifti ripëriste akuzat e mbetura ende pa përgjigje zyrtare, e që e lidhin Metën me të qenët bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

“Një spiun komunist, që spiunonte shokët e tij që në universitet. A ka fakt më tronditës se ky për njeriun nr.2 të shtetit shqiptar”, thoshte Dritan Prifti në deklaratën e tij.

Prifti theksonte se mediat e kanë censuruar këtë informacion nga frika dhe presioni i madh që ato përballen.

Nga ana tjetër, sipas Dritan Priftit, kjo tregonte edhe frikën e Ilir Metës për t’u përballur me të vërtetën.

“Ka mundur për 25 vjet ta fsheh këtë të vërtetë, në bashkëpunim me Sali Berishën, i cili ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë vetëm për interesat e tij”, tregonte ai në deklaratë.

Ndërkaq, Prifti shtonte se ky spiun që në bangat e shkollës, arriti ndër vitë të bëhet Kryeministër dhe Kryetar i Kuvendit të këtij vendi, me metodat e Sigurimit të Shtetit komunist, i cili u rekrutua nga pedagogu i tij N.K., pranë të cilit bëri edhe betimin si bashkëpunëtor, nga u mbështet të fuste në kthetrat e tij, pushtetin më të madh politik në vend.

“Ilir Meta më akuzoi mua për fshehje pasurie, sepse një firmë private ku bashkëshortja ime kishte aksione minorance, kishte marrë kredi, kaq para në dy banka greke në Tiranë, dhe unë paskam pas detyrimin ta deklaroj këtë fakt”, thoshte Prifti.

Sipas tij, thuhet se ai ka pas vetem detyrimin të deklarojë aksionet në atë kompani dhe jo çdo transaksion të saj. Ndërsa shton se bilancet janë publike, dhe botuar në faqen e QKR për t’i parë gjithë Shqipëria, përfshirë dhe ILDKPKI.

Ndër të tjera Dritan prifti thoshte se Ilir Meta është njeriu më i pasur në Ballkan. Ka dekada që shton pasurinë në tre kontinente dhe askush nuk e heton, askush nuk e kontrollon pasurinë e tij. Ky njeri po sipas Priftit, ka dekada që ushtron veprimtari anti-kombëtare dhe askush nuk e zbulon.

“Ashtu sic deklarova , këto ditë do të njoftoj partnerët tanë kryesor ndërkombëtar për veprimtarite e fshehta të Ilir Metës brenda dhe jashte vendit. Do ti tregoj për partnerët e tij me miniera ari, që nga Afrika deri tek pronat nëpër Europe.

Do t’i tregoj dhe ca gjëra për të cilat partnerët tanë ndërkombëtar janë shumë të interesuar, për të kuptuar se si ky njeri ” i korruptuar në mënyrë spektakolare” siç shprehej një ambasador amerikan, i lidhur me mafian më të rrëzikshme në Shqipëri, vazhdon mbijeton në politikë, vazhdon kontrollon me grusht mafiozi institucionet e këtij shteti”, thoshte Prifi. /TemA

Politike