EKSKLUZIVE/ Skandali i Armando Dukës: Mban peng shitjen e të drejtës televizive të Superiores: Ja kompania që ka ofruar shifrën më të lartë, se Super Sporti që ai do ta shpalli fitues

EKSKLUZIVE/ Skandali i Armando Dukës: Mban peng shitjen e të drejtës televizive të Superiores: Ja kompania që ka ofruar shifrën më të lartë, se Super Sporti që ai do ta shpalli fitues

Federata Shqiptare e Futbollit me datë 8 korrik njoftoi hapjen e garës për shitjen e të drejtës televizive për të kampionateve të kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë.

Në njoftimin e FSHF bëhej me dije se të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin ofertën ose ofertat e tyre ekonomike shoqëruar me dokumentacionin përkatës brenda datës 15.07.2022, ora 12.00 pranë selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gazeta TemA ka mësuar se dy kompanitë më të interesuara për blerjen e Superiores kanë qenë Super Sport (ku aksioner është vetë kreu i FSHF Armand Duka) dhe Oversport.

Gazeta TemA ka mësuar se kompania Oversport ka ofruar ofertën më të lartë për të blerë të drejtat televizive të Superiores me 1.2-milion euro, ndërsa Super Sporti ku bën pjese edhe Duka ka ofruar një shumë më të ulët që ështē 650- mijë euro.

Detyrimisht sipas rregullave kompania fituese duhet të jetë Oversport, por Armando Duka po mban peng shitjes e të drejtës televizive tek kjo kompani, pasi kërkon që fituese të jetë kompania ku ai është vetë aksioner, që është Super Sporti.

Edhe pse fituesi duhet të ishte shpallur, Armando Duka po bën gjithçka për të prishur rregullat për të përfituar personalisht që gjithçka të jetë nën kontrrollin e tij. (TemA)

Sport