Tronditet Greqia! Babai tenton të mbysë fëmijën në mes të rrugës, gazetari i njohur: E shpëtuan shqiptarët

Tronditet Greqia! Babai tenton të mbysë fëmijën në mes të rrugës, gazetari i njohur: E shpëtuan shqiptarët

Mbarë opinioni publik është tronditur në Greqi nga një video që është publikuar ditën e djeshme. Një burrë ka tentuar që të mbysë fëmijën e tij në mes të rrugës në qendër të Athinës.

Ishin kalimtarët rastësorë dhe nëna e fëmijës ata që shpëtuan beben nga duart e babait mostër, i cili luftoi me mish e me dhëmbë për të mbytur fëmijën e tij.

Kanë qenë tre shtetas shqiptarë ata që kanë shpëtuar të voglin nga duart e babait, i cili ishte i bindur që ta vriste atë.

Mëngjesin e sotëm ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Wake Up” gazetari i njohur, Artur Bibe, i cili dha disa detaje në lidhje me këtë ngjarje që tronditi opinionin publik.

Sipas tij, njëri nga shqiptarët ka tentuar që ta lironte fëmijën nga babai duke folur me këtë të fundit. Por pasi ai nuk pranonte, shqiptarit i është dashur që të përdorë një tjetër formë.

Bibe tha se në fillim u duk sikur babai po e ndihmonte djalin nga mbytja, por kur dëgjuan nënën e tij që kërkonte ndihmë, atëherë atij i erdhën në ndihmë kalimtarët.

“Nëna e tij thoshte ‘Ju lutem më ndihmoni se po më vrasin fëmijën’. Fati i fëmijës, sapo emigrantët shqiptarë panë ngjarjen dolën nga autobusi që po vinin për Shqipëri.

Tentoi ta lironte me fjalë, por babai nuk pranoi dhe atij iu desh një formë tjetër. Ishin lëvizje të koordinuara të të gjithë njerëzve që ishin aty. Ishin 3 shqiptarë, të cilët mundën që të neutralizonin babanë. Një grua tjetër arriti që të merrte fëmijën dhe më pas t’ia jepte mamasë së tij. Tentoi ta mbyste me gisht. Thoshte se duhet të vdesë fëmija. Në fillim menduam se ai po e ndihmonte se i kishte ngelur diçka në fyt”, tha gazetari i njohur.

I pyetur se sa mund të dënohet babai, Bibe u shpreh se deri tani është në ‘burg pa afat’.

“Janë tepër, tepër të rrepta ligjet në Greqi për të miturit. Ai do dënohet nga 3-7 vite burg. Dyshohet se burri ka tentuar që të bindë gruan që të dalë të lypë dhe ajo nuk ka pranuar. Edhe djali tjetër i familjes u mundua që të ndihmonte të vëllanë. Ai e gjuante babanë dhe i thoshte që ta lironte. Fëmija është jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në Rumani”, përfundoi Bibe.

Bota