“U fut në det për tu larë dhe nuk doli më”, gjendet turisti polak pas denoncimit të 29-vjeçares

“U fut në det për tu larë dhe nuk doli më”, gjendet turisti polak pas denoncimit të 29-vjeçares

Është gjetur turisti polak, i cilin u denoncua i zhdukur nga një 29-vjeçare nga Polonia. Ajo ka kërkuar ndihmë pasi shtetasi 74-vjeçar është futur në det në Ksamil dhe nuk ka dalë më.

Policia e Sarandës, ka njoftuar se turisti polak është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Sarandë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për  kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë.

Kronike