Vetëm pak kohë më parë, Robert Berisha vendosi që të bënte publike lidhjen e tij të re me Laureta Maqedonci. Që nga ai moment, ata nuk ngurruan që në rrjetet sociale të ndanin fotografi ku shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Madje çifti më i ri i showbizit tashmë po shijoë pushimet e para së bashku, jashtë vendit. Roberti dhe Laureta janë arratisur në Turqi, dhe këtë gjë e kanë bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale.
Në profilet e tyre në “Instagram” nuk mungojnë fotot romantike ku dyshja duken më të dashuruar se asnjëherë.
Ata të dy kanë publikuar së fundmi në llogaritë e tyre në “Instagram”, disa foto nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku shihen duke shkëmbyer edhe puthje e përqafime.