Mbi 80 mijë vende të lira pune, ky vend i BE kërkon me patjetër punëtorë: Askush nuk po aplikon

Mbi 80 mijë vende të lira pune, ky vend i BE kërkon me patjetër punëtorë: Askush nuk po aplikon

Për gjithë ata shqiptarë që duan të shkojnë jashtë dhe të punojnë në një vend të BE për punë sezonale, Belgjika iu ofron një rast të mirë.

Rezultojne mbi 80 mijë vende të lira pune ne Belgjike që lidhen me profesionet me duar ose pune krahu. Sipas mediave belge 81.500 vende të lira pune nuk plotësohen, për shkak se nuk ka asnjë aplikim për “punë krahu”.

Konkretisht në mediat belge raportohet se ka nevojë të lartë, për pastrues, kopshtar, ustallarë, montues çatie dhe punonjës ndërtimi.

Problemi qëndron tek forca punëtore. Askush në Belgjikë nuk po aplikon për këto vende të lira pune dhe ndaj sytë janë hedhur të emigrantët sezonalë.

Prej kohësh shumë shqiptarë shkojnë me punë sezonale kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe bujqësisë në shtetet e BE, ku pagesat janë vërtet të mira.

Nëse një punëtor ndërtimi në Shqipëri merr 15-20 mijë lekë në ditë, dhe ato me shumë probleme dhe vonesa, jashtë shtetit, paguhet minimumi 80 euro në ditë.

Aktualitet