Bora Zemani dhe Olsa Muhameti nuk janë më shoqe? Përgjigjja në Instagram sjell dyshime

Bora Zemani dhe Olsa Muhameti nuk janë më shoqe? Përgjigjja në Instagram sjell dyshime

A do jetë Bora Zemani për emisionin e ri që do startojë në Top-Channel, me autore Olsa Muhametin, e cila ka krijuar formula super të suksesshme në Top Channel?

Olsa ka treguar se pjesë do jenë disa nga protagonistët e ‘Përputhen”, por konfirmimin që Bora Zemani nuk do e prezantojë programin e ka bërë në Instastory.

Ajo është pyetur nga ndjekësit se cila do jetë prezantuesja dhe Olsa është shprehur se nuk do të ketë prezantuese ky format. Nuk e dimë pse, duket paksa e habitshme.

Kush do ta prezantojë emisionin ‘Kepi i tundimeve’?-ka pyetur një ndjekës. Jo, nuk ka prezantues-është përgjigjur Olsa Muhameti në faqen e saj zyrtare në Instagram.

Pas përfundimit të Për’puthen, nuk dihet nëse ka hatërmbetje mes tyre! Ka spekulime se ato nuk janë më shoqe dhe nuk do të bashkëpunojnë më, por nuk i dihet. Me Olsën nuk i dihet kurrë!

Lifestyle