SPAK nis hetimet për Ilir Metën, pranon kallëzimin e ish-deputetit për lobimin 700 mijë dollarë

SPAK nis hetimet për Ilir Metën, pranon kallëzimin e ish-deputetit për lobimin 700 mijë dollarë

Janë rihapur më në fund llogaritë e Ilir Metës me drejtësinë. 12 vite pas mbylljes së video-skandalit me Dritan Priftin në Gjykatën e Lartë, aferë për të cilën prokuroria kërkoi dy vite burg për korrupsion, Ilir Meta është zyrtarisht nën hetim nga SPAK, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në KQZ etj.

SPAK ka regjistruar procedimin penal pa emër pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri ndaj Ilir Metën për lobim me paratë e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Ish deputeti, krahas artikullit të gazetës, ka pohuar se ka prova shtesë që ia ka sjellë një gazetar i huaj, ku përfshihen fatura dhe kontrata, që konfirmojnë lotimin nga Ilir Meta me para të pajustifikuara kur ishte kryetar i LSI-së.

Shqiptarja.com mëson se disa ditë pas referimit, kallëzimi penal është regjistruar në regjistrin e veprave penale, por pa një emër konkret të cilit i atribuohet vepra penale e dyshuar.

Ilir Meta është me imunitet presidencial deri në 24 korrik të këtij vitit, kur i mbaron mandati, ndërsa mbetet për t’u parë në vijim nëse hetimet do të devijohen apo do të përfshijnë Metën, duke e veshur me përgjegjësi penale.

Politike