“Po k*** po”/ Ilir Shaqiri shpërthen ndaj Tan Bramës, ky i fundit publikon bisedën

“Po k*** po”/ Ilir Shaqiri shpërthen ndaj Tan Bramës, ky i fundit publikon bisedën

Raportet mes Dritan Bramës dhe Ilir Shaqirit, të dy ish banorë të Big Brother VIP, duket se janë përkeqësuar.

Nga mesazhet e fundit mes tyre të publikuara në rrjetet sociale duket se konflikti mes dyshes po degradon.

Bëjmë me dije se çdo gjë nisi nga një deklaratë e Tan Bramës për Ilir Shaqirin ku duke folur për raportin me të, u shpreh se nuk janë takuar dhe se ai e kontaktonte vetëm për interes pune.

Tan Brama:

Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon.

Kaq u desh dhe në sulm u hodh Iliri i cili u shpreh se Tan Brama gjatë qëndrimit në BBV nuk lidhi as 21 fjalë.

Ilir Shaqiri:

Unë nuk njoh asnjë mik që nuk flet mirë për Ilirin. Problemi është që shyqyr që po shprehet tani sepse një ditë që qëndroi aty nuk lidhi as 21 fjalë. Kështu që teorikisht i ka ardhur momenti pas katër muajve që të thotë atë kusurin e 21 fjalëve që la aty dhe kaq. Njerëzit kujtojnë se kur i bëjnë reklamë vetes ulin Ilirin. Absolutisht jo! Nuk ulin Ilirin por veten.

Ndërkohë pas kësaj, Tan Brama, ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instagram ku tregon bisedën e zhvilluar mes tij dhe Ilirit, ndërsa shihet fjalori i përdorur nga ana e balerinit që fitoi 100 mijë euro.

Iliri: Po k**i po

Tani: Deri diku mendoja se ndoshta kisha gabuar, dhe ti me pjekurinë tënde do t’i jepje një zgjidhje më kreative situatës. Jo vetëm që nuk kam gabuar, po qenke më rëndë nga çfarë kisha menduar.

"Po k*** po"/ Ilir Shaqiri shpërthen ndaj Tan Bramës, ky i

Lifestyle