Iliri Shaqiri do që të bëhet baba për herë të dytë, por këtë herë nuk do më vajzë

Iliri Shaqiri do që të bëhet baba për herë të dytë, por këtë herë nuk do më vajzë

Pasi fitoi 100 mijë euro në BBV, Ilir Shaqiri organizoi një dasmë madhështore në bregdetin e Durrësit, ndërsa tashmë bashkë me gruan e tij italiane, po planifikon të bëhen prindër për herë të dytë.

Fituesi i BBV i cili u shqua në shtëpi për zënka me Donaldin dhe përballjen kokë më kokë me të i dhe për miqësinë me Sabianin me të cilin nuk dihet si po ecin gjërat tani është shprehur se po bëhen gati të bëhen me djalë.

“Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq. Të trashëgohemi me një djalë.”- zbuloi ai. Balerini është gjithashtu dhe baba i një vajze tepër të talentuar por kësaj here ai duket se dëshiron një djalë.

Nderkohe, Ermal Mamaqi ka treguar se ka një raport shumë të ngushtë me Ilir Shaqirin. Jo më kot, komediani ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të balerinit gjatë kohës ishte pjesë e “Big Brother VIP”, ku dhe u shpall fitues.

Së fundmi, Ermali ka ndarë një video ku shihet me balerinin duke peshkuar. Iliri e ka treguar dhe më parë pasionin për peshkimin mirëpo ajo që bie në sy në videon që ka publikuar Ermali është rrengu që i ka bërë atij.

Kjo ka bërë që balerini të shpërthejë në të shara. “Desh i pushoi zemra burrit t’huj“, ka shkruar Ermali krahas videos shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Lifestyle