VIDEO/ Kafe turke apo greke… batutat e ministrave të jashtëm në Ohër

VIDEO/ Kafe turke apo greke… batutat e ministrave të jashtëm në Ohër

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias është përshëndetur me homologun e tij turk Mevlut Cavushoglu në prag të Forumit të Dialogut të “Prespa 2022” që po mbahet në Ohër. Ata janë dukur miqësorë me njëri – tjetrin pavarëisht tensioneve që dy vendet kanë kaluar kohët e fundit.

Krerët e diplomacisë kanë shkëmbyer shtrëngime duarsh dhe batuta për ..kafen.

BATUTAT

Dendias: Mevlut!

Çavusoglu: Niko! Si jeni?

Dendias: Çfarë po pi?

Çavusoglu: Kafe, ekspres… Ishte një ditë e mrekullueshme.

Dendias: Erdhe direkt…

Çavusoglu: Jo kafe turke. Në Turqi ne themi kafe turke, ju thoni kafe greke, por është kjo kafe është greke.

Bota