Tifozët nxjerrin FOTON e bujshme/ Maradona në tribunë gjatë ndeshjes Itali-Argjentinë?

Tifozët nxjerrin FOTON e bujshme/ Maradona në tribunë gjatë ndeshjes Itali-Argjentinë?

Në orët e fundit, një foto e shpërndarë në Twitter nga tribunat gjatë finales mes Italisë dhe Argjentinës në Wembley është bërë virale.

Në foto, në fakt, shumë fansa kanë parë figurën e Diego Armando Maradonës në turmën që ndiqte ndeshjen. “Diego është gjallë, Diego ishte në Wembley, ai nuk mund të mos ndiqte Argjentinën e tij”.

Maradona në tribunat e Wembley

Gjithçka nisi nga llogaria në Twitter e Sara Aribo, një fotografe profesioniste e cila postoi foton origjinale bardhë e zi të Messit me tribunat në sfond. Fotografja më pas shkroi: “Unë e bëra këtë foto në finalen e madhe në Wembley dhe do të doja ta gjeja vajzën me krahët e ngritur, a mundemi?

Fansat, megjithatë, në vend që të kërkonin vajzën, u përqendruan te njeriu me kapele dhe një trup shumë të ngjashëm me atë të Maradonës në vitet e fundit të jetës. TyC Sports më pas ri-publikoi fotografinë në të cilën shihet qartë figura e ngjashme me Maradonën. Shumë u çmendën duke pyetur veten nëse ai në foto është me të vërtetë  i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020.

Sport