Stuhia ‘pushton’ Shqipërinë/ Era e fortë dhe reshjet e dendura krijojnë probleme në vend

Stuhia ‘pushton’ Shqipërinë/ Era e fortë dhe reshjet e dendura krijojnë probleme në vend

Era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit ditën e sotme.

Në Bulqizë stuhia i zuri banorët në befasi dhe vështirësoi  qarkullimin e automjeteve. Po ashtu, reshjet e dendura të shiut nxorën në pah ujërat e zeza përgjatë rrugës nga qendra e Shëngjinit në drejtim të Kunë Vainit.

Nga era e fortë në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrake u rrëzua një pemë e cila ka bllokuar njërën korsi të rrugës për rreth 30 minuta, deri në mbërritjen e zjarrfikëses, e cila ka prerë pemën dhe e ka larguar nga rruga.

Reshjet do të vazhdojnë deri të premten gati gjithë territorin e vendit tonë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e enjte reshjet do të kenë karakter shtrëngatash me rrebeshe, kryesisht në pjesën veriperëndimore dhe atë perëndimore të territorit. Në bregdet do të kemi edhe rrufe, por njëkohësisht edhe reshje breshëri.

Rajoni