“Ballkanit i Hapur”/ Vuçiç i ‘thur lavde’ Ramës: I kam borxh një…

“Ballkanit i Hapur”/ Vuçiç i ‘thur lavde’ Ramës: I kam borxh një…

Kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedoninë kanë marrë pjesë sot në samitin e radhës në kuadër të nismës ‘Ballkani i hapur”.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç i ‘thuri lavde’ homologut të tij shqiptar, Edi Ramës, teksa tha se kjo nismë nuk do të kryhej pa përkushtimin e tij. Sipas tij, Rama ka treguar fuqinë e një lideri.

“Dëshiroj ti them zotit Rama një falënderim të madh. Ka qenë konsistent e i fuqishëm se dhe kur kemi qenë në presion nga anë të ndryshme, dhe kur është dashur që të heqë dorë nga ‘Open Balkan’ Rama ka treguar fuqi të madhe të liderit ka dëshmuar çka do të thotë përcaktim e vendosmëri për diçka që të kesh filluar të vazhdosh ta bësh.

Si kryetar i Serbisë i kam borxh një falënderim të madh se pa përkushtimin e tij dhe pa energjinë e fuqinë e tij, Ballkani i Hapur nuk do të mund të mbijetonte”, u shpreh Vuçiç.

Rajoni