Triumfuan në Conference League në Tiranë, por Roma nxjerr në shitje mbrojtësin kuqezi

Triumfuan në Conference League në Tiranë, por Roma nxjerr në shitje mbrojtësin kuqezi

Kartoni i lojtarit të Kombëtares, Marash Kumbulla po vihet në diskutim në mediat italiane, ndërkohë që trajneri i tij pranoi se do të qëndrojë në Romë edhe për një sezon tjetër.

“Luan apo jo në finale, Kumbulla nuk largohet, do të jetë pjesë e Romës edhe sezonin tjetër, me 100%, kam shumë besim tek ai”, u shpreh trajneri Jose Mourinho në konferencë për shtyp, përpara finales së Conference League.

Mediat italiane nuk ndajnë të njëjtin mendim me trajnerin e Romës, Mourinho. Sipas Calciomercato.it, Kumbulla nuk është i pashitshëm dhe se trajneri Mourinho po kërkon një tjetër mbrojtës qendre mëngjarash, dhe që të ketë eksperiencë.

Pas konfirmimit të lojtarëve “qendër” Smalling dhe Ibanez, Kumbulla pritet që të largohet gjatë kësaj markatoje vere.

Lojtari kuqezi ka ngjallur interes në disa ekipe si Bologna, Sampdoria, Fiorentia dhe Torino. Mësohet se Roma është e gatshme të futet në negociata dhe kërkon minimalisht 20 milionë euro për të lënë të lirë Kumbullën.

Sport