Historike/ Evangjeli Veli kampione e dyfishtë e Evropës në peshëngritje

Historike/ Evangjeli Veli kampione e dyfishtë e Evropës në peshëngritje

Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli ia është shpallur kampione e Evropës në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tiranë.

Veli bëri një paraqitje të shkëlqyer, teksa fitoi 2 medalje të arta dhe 1 të argjendtë, kjo për shkak të peshës trupore.

Evangjeli Veli fitoi fillimisht medaljen e artë në stilin e shkëputjes  ku i realizoi me sukses të trija provat për ta mbyllur atë me 95 kg duke lënë pas ukrainasen Konotop dhe belgen Stercks.

Ndërkohë, në stilin e shtytjes Veli realizoi me sukses provën e parë 108 kg, që i mundësoi të pozicionohej mirë me një avantazh të thellë në dygarësh. Në provën e dytë prej 111 kg, ajo siguroi renditjen në zonën e medaljeve edhe në dygarësh.

Historike/ Evangjeli Veli kampione e dyfishtë e Evropës në

Sport