Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarët nëse PS ka përjashtuar nga grupi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.
Menjëherë pas miratimit me 83 vota pro për projektbuxhetin e vitit 2024, Bledi Çuçi ka bërë një prononcim të shkrutër për mediat.
Nga gazetarët, Çuçi është pyetur nëse PS ka përjashtuar nga grupi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.
Ai u shpreh se nuk e kanë përjashtuar, ndërsa i pyetur se përse nuk është vepruar si në rastin Saimir Tahirit, ai tha se ky i fundit ishte prezentë, ndërsa Ahmetaj nuk është.
Sipas tij, Ahmetaj ka punë me drejtësinë.
“Jo, nuk kemi marrë masë, arsye? Ça arsye ka? Ai ka punë me drejtësinë. Ai nuk është prezent. Saimir Tahiri ka qenë prezent”, tha ai.