Monday, December 4, 2023
FOTO/ Plagosi me thikë në qafë 37-vjeçarin në Sarandë, arrestohet autori (Emrat)

FOTO/ Plagosi me thikë në qafë 37-vjeçarin në Sarandë, arrestohet autori (Emrat)

Autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe rezulton me precedentë të mëparshëm penal

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Sarandë pak orë më parë. Leonard Poçi, 37 vjeç u plagos me thikë mbrëmjen e sotme nga Dhimitri Terrolli. Bëhet se dije se Poçi është një emër i njohur për policinë.

Autori Dhimitri Terrolli

Ai është përdorues i lëndëve narkotike dhe rezulton me  precedentë të mëparshëm penal për vjedhje. Më 1 mars të vitit 2023, Poçi u arrestua pasi iu gjet një sasi e vogël  “cannabis sativa”.

Shiko SHQIP IPTV

Në maj të vitit 2021, ai u vu në pranga për vjedhjen në bashkëpunim të një automjeti në Sarandë.

Gjithashtu, 37-vjeçari u arrestua në qershor të vitit 2017 pasi vodhi një celular, ndërsa në qershor të vitit 2015, vodhi sende në dy automjete dhe celularin e një avokati në Sarandë.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, pasi edhe autori rezulton person me precedent penal dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Kronike