Sunday, December 3, 2023
EMRI/ E RËNDË! 37-vjeçari në Sarandë sulmohet me thikë në qafë dhe shpinë (Detaje)

EMRI/ E RËNDË! 37-vjeçari në Sarandë sulmohet me thikë në qafë dhe shpinë (Detaje)

Raportohet se 37-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike, si edhe ka precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje

Një 37-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Sarandës ditën e sotme pasi ka marrë plagë të shumta thike në trup.

Mësohet se Leonard Poçi është plagosur me thikë në qafë, shpinë dhe duar, ndërsa po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalitë të Sarandës.

Raportohet se 37-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike, si edhe ka precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së tij.

 

Gazeta Shqip

Kronike