TRONDITËSE/ Ndërron jetë foshnja 8-muajshe në spital në Tiranë, prindërit denoncim për neglizhencë

TRONDITËSE/ Ndërron jetë foshnja 8-muajshe në spital në Tiranë, prindërit denoncim për neglizhencë

Një fëmijë 8 muajsh ka humbur jetë rreth dy javë më parë në spitali në kryeqytet, teksa prindërit kanë bërë kallëzim në prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë.

Sipas burimeve, foshnja 8 muajshe nga fshati Grudë e Shkodrës ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku ishte shtruar pas një problemi me zemrën. Foshnja duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Shiko SHQIP IPTV

Prindërit e foshnjës e kanë kallëzuar rastin në Prokurorinë e Shkodrës ku kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe më pas spitali i Shkodrës e ka dërguar në Tiranë. Në spitalin e fëmijëve në Tiranë, foshnja është intubuar, por nuk ia ka dalë.

 

Pas denoncimit të prindërve, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të fëmijës.

Kronike