Belind Këlliçi: Nga të gjitha gjërat që më ndodhën, vetëm për një gjë nuk më del inati..

Belind Këlliçi: Nga të gjitha gjërat që më ndodhën, vetëm për një gjë nuk më del inati..

Belind Këlliçi është shfaqur dje për të komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Edhe pse humbi zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës, ai thotë se në fakt, gjëja për të cilën nuk i del inati, është kur i morën zyrën në PD.

Deklaratën ai e bëri pas një debati me deputetin demokrat Saimir Korreshi, i cili u ankua se është dhunuar verbalisht në mbledhjen e Kryesisë së PD.

Shiko SHQIP IPTV

Korreshi: Nuk paska gjë më të keqe, na  thoshte gjyshi, po nuk paska gjë më të keqe kur të persekutuarit, kthehen në persekutorë. Dhe kjo është më e dhimbshme. Kur flet për dekomunistizim dhe vepron si Partia e Punës! Ke qenë tërë jetën në tryesni se mungon fjala e lirë dhe pengohet mendimi ndryshe… Këto janë problematika  shumë të mëdha që ndodhin. Ëëë…  phhh…Nuk e di, jam ndier shumë keq, jo vetëm unë, por gjithë familjarët për gjithë çfarë ndodhi atje, sepse thonë “për çfarë e paskeni bërë tërë këtë punë deri tani?!

Belind Këlliçi: O Saimir, a mund të të bëj vetëm një pyetje dhe më thuaj nëse e kam gabim?! Të ka përjashtuar njeri ty nga procesi? Siç ke kërkuar ti proces gjithëpërfshirës, ti bie dakord që edhe unë kam qenë gjithmonë dakord për këtë qasje, që të kemi një proces të përbashkët.

Politike